Transmetuar më 03-08-2018, 17:44

Prej një Janarit të vitit të ardhshëm fatura e energjisë do të jetë më e shtrenjtë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për rritjen e çmimit, por faturës pritet t’i shtohet një taksë që do vilet përmes saj.

Qeveria ka gati një vendim sipas të cilit planifikon që taksën e pronës ta vjelë përmes faturave të dritave çdo muaj.

Aktualisht kjo taksë vilej përmes faturave të ujit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj u ka shpërndarë një dokument bashkive lidhur me këtë vendim që përcakton OSHEE-në si mbledhëse e këtyre parave.

Kjo taksë llogaritet mbi bazën e vlerës së pronës dhe jo mbi sipërfaqen. Disa bashki vijojnë të vjelin taksën sipas modelit të vjetër.

Ajo që pushteti qendror do të bëjë është të nxjerrë diferencën e detyrimit që u mbetet qytetarëve.

Parashikohet që ndaj debitorëve të ketë masa për pagimin me forcë, pa specifikuar se si do të bëhet kjo./a.m./noa.al/