Transmetuar më 02-08-2018, 14:40
I pozicionuar pranë qytetit të Tongren, në provincën jugperëndimore të Guizhou, mali Fanjingshan, është regjistruar në listën e pasurive të UNESCO.
Mali kinez i cili ndodhet brenda vargmalit Wuling, shtrihet në një zonë prej rreth 400 metrash katrorë.
Fanjingshan i cilësuar si parajsa mbi tokë, karakterizohet nga një biodiversitet i larmishëm.
Në të ndodhen 4395 lloje të ndryshme bimësh dhe 2767 lloje kafshësh, disa prej tyre unike në botë, shkruan noa.al.
UNESCO, agjencia e Kombeve të Bashkuara, e cila merret me ruajtjen e vendeve më të rëndësishme nga pikëpamja historike, kulturore dhe ambientale, deklaroi në muajin korrik klasifikimin e bërë këtë vend.
Mali Fanjingshan, u përzgjodh si një nga vendet e reja të mbrojtura. /a.y/noa.al