Transmetuar më 31-08-2018, 18:02
Foto ilustruese

Pas Champions-it, sot në Monako është hedhur edhe shorti për grupet e Europa League.

Këtë edicion, në “kupën e vogël” evropiane marrin pjesë edhe klube të mëdha si Milan, Arsenal, Chelsea apo Lazzio.

48 skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre të ndarë në 12 grupe me nga katër ekipe secila.

Milani ndodhet në grupin F ku do të përballet me Olympiacos, Betis dhe modestët luksemburgas Dudelange.

Arsenali do të ndeshet me Sportingun e Lisbonës, Qarabagun e Ansi Agollit dhe Vorskla Poltavën.

Skuadra e Cheleseas do të ketë përballë PAOK-un, Bate Borisovin dhe Videotonin.

Ndërkohë, Lazzio e Strakoshëshës dhe Tares do të ketë në grup Marsejën, Frankfurtin dhe Apollon Limasolin.

Këtë edicion marrin pjesë për herë të parë në fazën e grupeve pesë skuadra si Akhisar, Jablonec, Spartak Trnava, Dudelange dhe Sarpsborg./a.m./noa.al/