Transmetuar më 30-08-2018, 20:21
Tre kandidatët për çmimin

Veç shortit të hedhur për grupet e Champions League në sezonin 2018-2019, sot u dha edhe çmimi për lojtarin më të mirë të Evropës për sezonin e shkuar.

Fitues ëhtë shpallur nënkampioni i botës Luka Modriç, regjisori i mesfushës së Realit të Madridit.

Ai u përzgjodh pas garës me Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Mesfushori u vlerësua për lojën tepër kreative që zhvillon.

Ai ishte ndër shtyllat e Realit në triumfin në Champions për të tretën herë rresht në po kaq vite.

Cristiano Ronaldo nuk ishte sot i pranishëm edhe pse ishte kandidat për çmimin.

Ndërkohë, në finale nuk ishte Lionel Messi, për herë të parë pas nëntë vitesh./a.m./noa.al/