Transmetuar më 30-08-2018, 19:14
Foto ilustruese

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për grupet e Champions League për sezonin futbollistik 2018-2019.

32 ekipet finaliste të këtij edicioni janë ndarë në 8 grupe me nga katër skuadra secili.

Bie në sy grupi H, ku kampionët e Italisë Juventusi do të kenë përballë Manchester United, Valencian dhe Yong Boys, një grup mjaft i fortë ky.

Po ashtu, konsiderohet si “grup ferri” edhe ai ku gjendet PSG, Napoli dhe Liverpool që do të garojnë për të kapur dy vendet e para që të kualifikojnë më tej.

Interi i rikthyer pas shumë vitesh në Champions do të jetë në një grup mjaft të vështirë me Barcelonën, Totenhamin dhe PSV Eindhoven.

Ndërkohë, Reali i Madridit do të jetë në grup së bashku me italianët e Romës, me CSKA-në e Moskës dhe Plzen.

Grupet:

Grupi A

1- Atletiko e Madridit

2- Borusia e Dortmundit

3- Monako

4-Klyb Bryzh

Grupi B

1- Barcelona

2- Totenhem

3- PSV Eindhoven

4- Inter

Grupi C

1- PSG

2- Napoli

3- Liverpul

4- Crvena Zvezda

Grupi D

1- Lokomotiva e Moskës

2- Porto

3- Shalke

4- Gallatasarai

Grupi E

1- Bajern Mynih

2- Benfika

3- Ajaks

4- AEK Athine

Grupi F

1- Mançester Siti

2- Shaktar Donjetsk

3- Olimpik Lion

4- Hofenhajm

Grupi G

1- Real Madrid

2- Roma

3- CSKA Moskë

4- Viktoria Plzen

Grupi H

1- Juventus

2- Mançester Junajtid

3- Valencia

4- Jang Bojs/a.m./noa.al/