Transmetuar më 29-08-2018, 19:43
Cikalleshi pozon me uniformën e klubit të ri Goztepe

Sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi është lojtari i ri i Goztepes, ekipit që militon në Superligën turke.

Ai do të luajë për një sezon me këtë skuadër në formë huazimi.

Kujtojmë se kartoni i Cikalleshit i përket klubit të Osmanlispor, skuadër kjo e cila ra në kategorinë e dytë.

Ky ekip nuk donte të privohej nga lojtari shqiptar dhe për të mos i ulur vlerën, vendosi ta huazojë në Superligë tek Goztepe.

Kujtojmë se Cikalleshi ka luajtur edhe me ekipe si Basaksehir dhe Akhisar në Turqi.

Sezonin e fundit ai realizoi 8 gola në 29 paraqitje./a.m./noa.al/