Transmetuar më 28-08-2018, 22:47

E kanë cilësuar aq të madh, sa e kanë krahasuar me dy avionë të mëdhenj.

Bëhet fjalë për një aasteroid gjigant që udhëton me një shpejtësi prej 32 mijë kilometrash në orë.

Është një trup qiellor potencialisht i rrezikshëm, i cili duke filluar nga sonte do të kalojë afër Tokës.

Ai pritet të prekë hapësirën e Tokës natën mes të martës dhe të mërkurës. Mos u shqetësoni, trupi qiellor nuk do të ndikojë me planetin tonë, ai do të mbetet në një distancë të sigurt prej 5 milion kilometrash.

Por ai do të jetë një kalim supersonik, duke pasur parasysh shpejtësinë e tij dhe rruga e tij monitorohet vazhdimisht.

Nf23 në fakt është përfshirë në objektet NEO – Near Earth Objects – arkivi i objekteve qiellore që janë pranë Tokës dhe të cilat mbahen nën kontroll për shkak të rrezikut të tyre të mundshëm. /k.k/noa.al/