Transmetuar më 28-08-2018, 16:12

Sipas UEFA-s, goli më i bukur për sezonin e Champions League 2017-2018, është zgjedhur ai i Kristiano Ronaldos.

Ylli portugez e shënoi atë në gjysmë finale përballë skuadrës së Juventusit.

Pas ekzekutimit akrobatik, ylli portugez u duartrokit nga të pranishmit në stadiumin "Allianz Stadium".

"Biçikleta" e Ronaldos kryesoi sondazhin e bërë nga UEFA, ku mori thuajse 200 mijë nga 346 mijë e 915 vota gjithsej.

Në këtë sezon Reali i Madridit u shpall fitues i kompeticionit. /k.k/noa.al/