Transmetuar më 28-08-2018, 13:34

E mbani mend futbollistin Thomas Repka, ish-mbrojtësi çek i ekipit italian të futbollit Fiorentina?

Tashmë është 44 vjeç dhe është dënuar me gjashtë muaj burg, pas një denoncimi të bërë nga ish-gruaja e tij.

Repka, sipas vendimit të marrë nga gjykata çeke e Brno, ka publikuar së paku tre lajmërime, ku ofronte shërbime seksuale me pagesë, nga ana e ish-gruas së tij, Vladka Erbova.

Që të gjitha njoftimet ishin të shoqëruara me fotografi të gruas dhe me numrin e saj të telefonit, por duket se Repka nuk ka vepruar i vetëm.

Në realizimin e njoftimeve, ai është ndihmuar nga partnerja e tij aktuale, e cila u dënua me një gjobë prej 2 mijë eurosh, shkruan noa.al.

Ish-mbrojtësi pranoi në gjyq të gjitha përgjegjësitë e tij, duke thënë, “Gabova dhe më vjen keq, por lidhja me gruan time nuk po ecte mirë. Doja të hakmerresha pasi nuk më lejonte të shikoja djalin tonë”.

Kjo nuk është hera e parë që Repka dhe ish-gruaja e tij përfundojnë në gjykatë, pasi më parë ish-futbollisti u dënua pasi nuk paguante detyrimin ushqimor për të birin. /a.y/noa.al