Transmetuar më 26-08-2018, 15:46

Nga Spartak Ngjela

Ka gjashtë vjet që amerikanët dhe gjermanët kërkojnë interlekutorë politikë në Shqipëri, dhe shqiptarët i nxjerrin ose Sali Berishën me injorantet e tij, që duan shkatërrimin e Shqipërisë, ose Edi Ramën me një tufë kalamajsh që vetëm vjedhin.

Të gjithë janë kundër interesit të Shqipërisë.

Të gjithë shiten dhe të gjithë vjedhin dhe urrejnë shqiptarët.

Këto kanë qenë vitet kur Shqipëtarët do të rifitonin nderin historik.

Por u drejtuan nga hajdutë antishqiptarë.

Kjo ka qenë fatkeqësi kombëtare.

Ka tre vjet politika amerikane që po kërkon shqiptarë patriotë që të bëjë politikë, dhe gjen hajdutë antishqiptarë, që punojnë për fqinjët pushtues të territoreve shqiptare.

Pse nuk ikin hajdutët nga drejtimi i Shqipërisë?

Jo, pyetje është kjo tjetra: pse nuk iu vënë këtyre drunë shqiptarët?

Nuk e bëjnë dot, se këtë shqipëtarët e kanë dobësi shekullore: janë drejtuar ngaherë nga shqiptarët e korruptuar që kanë shitur Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe këta kanë ardhur në drejtim me radhë, njëri pas tjetrit.

Kështu edhe sot.

Po sot, a do të ikin?

Sigurisht që po. Por i kanë sjellë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani ka ardhur koha.

Dhe i kap Reforma, kjo është gjë e sigurt.

Prandaj këta të korruptuar nuk do largohen me revolucion, por me reformë.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al