Transmetuar më 21-08-2018, 12:16

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, uroi gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Pas vizitës së mbajtur në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ajo tha, “Për gjithë besimtarët myslimanë dhe për gjithë shqiptarët në fakt në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri”.

Ajo shtoi se sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

“Dua tu uroj dhe juve që në këtë ditë pushimi nuk ndaloni për tu shërbyer qytetarëve dhe për ti informuar ata. Mbarësi, begati dhe të mira paçi në familjet tuaja”, u shpreh Kryemadhi. /a.y/noa.al

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”