Transmetuar më 21-08-2018, 10:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai e cilëson si festën e flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot.

Sipas tij, mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin.

Mesazhi i Bashës

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!” /a.y/noa.al Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”