Transmetuar më 27-07-2018, 20:56

Nëse hidhni një vështrim drejt hënës do të shihni këtë pamje. Eklipsi më i gjatë i shekullit, i njohur si hëna e përgjakur, ka disa minuta që ka filluar.

Hëna do të vijë e shoqëruar nga Marsi, duke ndriçuar më shumë se çdo herë tjetër në hapësirë. 

eklips 5

Shkencëtarët thonë se ky do të jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit 21, dhe pritet që të ndodhë ditën e premte, në 27 korrik. 

Pasi të rreshtohet me Tokën dhe Diellin, Hëna e plotë do të errësohet dhe do të ndryshojë ngjyrë, nga e hirtë në të përgjakshme. 

EKLIPSI

Fenomeni frikësonte paraardhësit tanë të lashtësisë. Ndërsa edhe sot e kësaj dite shihet si një fenomen i frikshëm në disa pjesë të botës. 

Marsi do t’i bashkohet spektaklit qiellor, duke u shfaqur direkt nën Hënën e Përgjakur. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim këtë dukuri në hapësirë. 

EKLIPSI 3

Eklipsi në tërësinë e tij do të jetë i dukshëm në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Jugore. /k.k/noa.al/