Transmetuar më 26-07-2018, 15:44
Greqia kaloi një katastrofë njerëzore të përmasave të mëdha këto ditë. Të paktën 81 persona humbën jetën nga zjarret, rreth 200 të tjerë u plagosën dhe dhjetëra janë shpallur të zhdukur.
Por pas zjarreve, shteti helen po përjeton një tjetër fatkeqësi natyrore.
Këtë herë bëhet fjalë për përmbytje masive nga reshjet e shiut.
Një stuhi e fuqishme me reshje shpërtheu në orët e mesditës në Veri të vendit.
Situata paraqitet problematike në Kifisia, Penteli, Halandri dhe Vrilissia ku niveli i ujët nëpër rrugë është rritur ndjeshëm.
Plot140 qytetarë kërkuan ndihmë pasi uji u hyri në banesa.
Fatmirësisht deri tani nuk ka raportime për viktima./a.m./noa.al/