Transmetuar më 25-07-2018, 13:28

Kryeministri Edi Rama reagon pas akordimit nga Qeveria shqiptare të 100 mijë eurove, si ndihmë për lehtësimin e pasojave të dëmeve shkaktuara prej zjarreve që kanë përfshirë Greqinë, qysh prej së hënës.

Ai thotë se Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar.

“Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shkruan Rama.

Kujtojmë se së paku 80 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e zjarreve të fuqishme të rëna qysh prej së hënës, në dy pyje në Athinë.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta.

Mësohet se mes personave të zhdukur janë edhe dy vajza shqiptare, të cilat punonin në një tavernë, në zonën e përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihet fati i tyre, teksa kërkimet janë në vijim.

Mes viktimave është edhe një grua shqiptare. Mica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati.

Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. /a.y/noa.al

Situata në Greqi, Qeveria shqiptare jep 100 mijë euro ndihmë

Zjarret në Greqi, dy shqiptare mes personave të zhdukur

Zjarret në Greqi, mes të zhdukurve dhe aktorja e njohur

Vijon “ferri” në Greqi, dyshohen 100 viktima

Një viktimë shqiptare nga zjarret në Greqi, publikohet emri

Zjarret vdekjeprurës në Greqi, shqiptarët rrëfejnë tmerrin që përjetuan