Transmetuar më 24-07-2018, 20:37

Një 40 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Fushë Kosovë.

Viktima, që ishte duke ecur me biçikletë, është përfshirë në një aksident me një makinë me targa të huaja, sot rreth orës 15:00, në fshatin Bardh të Madh.

Fotot e mëposhtme tregojnë momentin pas ngjarjes, ku makina është futur në oborrin e një shtëpie, raporton Indeksonline.

Vdekjen e personit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Policia ka marrë informacion se rreth orës 15:00 në fshatin Bardh i Madh ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklete. Për pasojë, drejtuesi i biçikletës, një mashkull 40-vjeçar, ka ndërruar jetë përpos përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, edhe personat që ndodheshin në automjet kanë marrë lëndime në trup, dhe ndodhen në spital. /k.k/noa.al/