Transmetuar më 24-07-2018, 16:37

Të paktën 60 të vdekur dhe mbi 170 të plagosur është bilanci i zjarreve masive në periferitë e Athinës.

Por, bilanci mund të rëndohet edhe më shumë pasi një numër i madh personash janë shpallur të zhdukur.

Sipas autoriteteve, të paktën 100 persona janë shpallur të zhdukur deri tani.

Familjarët kanë dorëzuar foto të tyre dhe një bazë të dhënash online është krijuar për kërkimin e të zhdukurve.

Në terren po zhvillohet një operacion i madh për t’i ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

Ndërkohë, shumë persona dyshohet se janë mbytur në det në tentativë për t’i shpëtuar flakëve.

Të tjerë janë izoluar nëpër banesa apo makina të djegura.

Për të vizituar bazën e të dhënave me fotot e të zhdukurve klikoni KËTU./a.m./noa.al/