Transmetuar më 24-07-2018, 13:33

Së paku 60 persona kanë vdekur dhe mbi 550 janë plagosur, mes tyre 16 fëmijë në gjendje të rëndë, si pasojë e zjarreve të furishme të rëna në dy pyje në periferi të Athinës.

Flakët e zjarrit u stimuluan edhe nga vala e të nxehtit dhe erërat e forta, ndërkohë që autoritetet helene kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si dhe kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian.

“Pashë kufoma, makina që digjeshin! Jam me fat që jam ende gjallë. Zona e Matit, nuk ekziston as si shenjë”. Është kjo dëshmia e një gruaje të mbijetuar për televizonin grek “Skai”.

Mati është një zonë turistike në rajonin e Rafina, rreth 40 kilometër në verilindje të Athinës.

Mësohet se mes viktimave ka edhe shqiptarë, tre prej të cilëve kanë qenë punonjës të tavernës ku u gjetën 26 trupa të pajetë.

Ndërkohë paraditen e sotme, është gjetur e shkrumbuar nga flakët makina e një emigranti shqiptar dhe brenda mjetit është gjetur një kufomë.

Bëhet e ditur se automjeti i përket një emigranti nga Tepelena, e cila dyshohet se mund të jetë e të riut shqiptar.

Një tjetër shqiptar mendohet se është mes viktimave të tjera.

Por bazuar në dëshmitë e shqiptarëve të zonës së Atikës, një prej më të prekurave nga zjarri, flakët kanë shkrumbuar edhe disa shtëpi të shqiptarëve.

Ndërkohë Kryeministri Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e emergjencës, si dhe tre ditë zie kombëtare.

Ai deklaroi se Greqia po kalon ditët më të vështira, duke thënë se është momenti që të shpëtohet ç’të mundet.

26 viktima u gjetën në një tavernë në formë vile në zonën e Mati, ku për shkak të rrethimit nga zjarri u gjetën të karbonizuar.

Më herët u gjetën 24 persona të vdekur, si pasojë e zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë dy pyje në afërsi të Athinës.

24 viktimat u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet e Rafinas dhe Nea Makrit. Rezulton se ata ishin izoluar në banesa dhe makinë, ku në tentativë për tu larguar përmes detit, mbetën të mbytur. Mes tyre ka edhe shumë fëmijë, si dhe një foshnjë vetëm 6 muajshe. 

Thirrjeve për ndihmë nga ana e Greqisë iu është përgjigjur Qipro, Franca, Polonia, Spanja, etj.

Autoritetet greke dyshojnë se zjarret që po shkatërrojnë pyjet që rrethojnë Athinën, janë të qëllimshme. Sakaq si pasojë e zjarreve të fuqishme të nisura që nga mëngjesi i së hënës, është shkatërruar edhe zona turistike e Kineta. /a.y/noa.al

Situata e zjarreve në Greqi është dramatike, mes viktimave dyshohen 5 shqiptarë Makina e emigrantit shqiptar gjendet e djegur në Greqi, brenda dhe një kufomë

Zjarri në Greqi, ambasada shqiptare: S’ka shqiptarë mes viktimave

Zjarret, Meta i shkruan homologut grek: Ndjek ne ankth e shqetësim të madh situatën

Shkon në 50 numri i viktimave nga zjarret Greqi, 26 trupa të karbonizuar gjenden në një vilë

Greqia digjet nga zjarret, 24 të vdekur dhe mijëra në arrati