Transmetuar më 21-07-2018, 21:25

Një vajzë 13-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli nga flakët në banesë, që shpërthyen nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e shërbimit shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Srandës që bëri të mundur të shuhej  zjarri dhe për rrjedhojë të shpëtohej banesa dhe vajza e vogël.

Shkak i zjarrit  ishte shpërthimi i tubave nga bombola e gazit që ndodhej  në ballkonin e banesës, tuba këto të lidhura me sobën e gatimit në kuzhinë.

Gjatë rënies së zjarrit, në ballkon ndodhej edhe fajza 13-vjeçare e familjes.

Ajo doli prej aty si pasojë e ndërhyerjes së forcave zjarrfikëse.

Nga zjarri pati vetëm dëme materiale në ballkonin e banesës. /k.k/noa.al/