Transmetuar më 21-07-2018, 21:02

Ikja e Ronaldos nga Reali i Madridit, pas 9 vitesh të suksesshme, ka bërë që drejtuesit e gjigantit spanjoll të hidhen në sulm për zëvendësuesin e tij.

Braziliani Vinicius është blerja e parë e Realit, i cili dhuron spektakël në fushë gjatë stërvitjes.

18 vjeçari dhuroi magji gjatë driblimit ndaj mbrojtësit të akademisë Sergio Lopez dhe më pas pasim për Gareth Bale dhe … gol.

Tifozët madrilenë duken të kënaqur. Cristiano Ronaldo është përsëri aty. 

Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi merkato është e hapur edhe për disa javë.

Madrilenët po vijojnë përpjekjet për të sjellë në “Santiago Bernabeu” Eden Hazard. /k.k/