Transmetuar më 21-07-2018, 19:33

Mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më pare, janë gjetur nga një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar.

Por ajo që u gjet në të është një pasuri marramendëse, prej 200 ton flori, me vlerë 113 miliardë dollar.

Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.

Kërkimet për të rënë në gjurmët e mjetit lundrues kanë vijuar për vite me radhë, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo.

Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri. /k.k/noa.al/