Transmetuar më 21-07-2018, 16:23

Lëkundjet sizmike vijojnë prej javësh në Shqipëri.

Një tjetër tërmet është regjistruar në orën 15:46.

Lëkundje të tokës janë ndjerë rreth orës 15:46 në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth.

Mësohet se epiqendra e tërmetit, 3.5 i shkallës rihter, ka qenë 4 km larg Lushnjës.

Sipas Agjencisë Europiane për tërmetet, thellësia ka qenë 12km, dhe llogaritet të ketë qenë 41 km larg Tiranës, dhe 29 km larg Fierit.

Më herët rreth orës 10:30 lëkundje tërmeti janë ndejë në zonën e Himarës, me magnitudë 2.4 ballë. /k.k/noa.al/