Transmetuar më 21-07-2018, 11:00

Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me shoqërimin e bërë pasditen e kësaj të premteje, ndaj kryetarit të PD, Gramsh, Elmaz Haruni.

Në qëndrimin zyrtar thuhet se në zbatim të planit të masave nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR.

Mjeti drejtohej nga Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në të ndodheshin si pasagjerë shtetasit Elmaz Haruni, 51 vjeç, banues në Gramsh dhe E.Z , 35 vjeç, banues ne Gramsh.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri Elmaz Haruni, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën.

Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip benz me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.

Ndërsa kreu i PD Gramsh, Elmaz Haruni, pas përfundimit të veprimeve të kryera nga u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në videon të cilën e gjeni më poshtë, duket Haruni, duke kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda efektivët e policisë.

"Mbaje mend çfarë do të bëj, o të q… robt", etj, janë disa nga sharjet e përdorura nga Haruni, ku momentet e tensionit mund ti shihni në pamjet më poshtë. /a.y/noa.al

Pranga zyrtarit të lartë të PD, selia blu: Arrestim politik