Transmetuar më 21-07-2018, 10:51

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur këtë të shtunë, me një pamje të dhimbshme, ku një person shihet duke ngrënë në koshat e plehrave.

“Një mirëmëngjes për piktorin dështak dhe shpirtin e tij katran!”, shkruan Berisha.

Ai publikon mesazhin dhe fotografinë që i ka dërguar një qytetar:

“Përshëndetje doktor, në një kohë ku njerëzit s’kanë bukë të hanë, ku rinia ikën jashtë, ku tatimorët gjobitin pa mëshirë, ku hashashi lulëzon dhe papunësia arrin kulmin, taksat e tatimpagueseve shqiptarë shkojnë për të bërë pushime e qejfe nëpër çadrat e freshistave shqiptarë në Jalë, ku hanë e pinë si derrat në kurriz të kacidhiarit, në kurriz të popullit.

Këtej u presin asistencat pushojnë nga puna, presin drita, ujë, vënë gjoba, marrin ryshfete për të bërë qejfe e orgjira në plazhet e Jales. Kjo është rilindja, kurse qytetarët e tjerë të shkretë do hanë vaktet në koshat e plehrave, si e katandisi maskarai”. /a.y/noa.al