Transmetuar më 21-07-2018, 10:39

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, i dyshuar si hajdut serial në së paku gjashtë raste të ndryshme.

Pasditen e kësaj të premteje u bë arrestimi i Armand Zanit, 21 vjeç, banues në lagjen nr.1 Cerrik.

Ai dyshohet se më 18 korrik në fshatin Kuqan, Elbasan, ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit L.S..

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike të dyshuar si heroinë si dhe një sasi lekësh.

Nga hetimet e uniformave blu, Zani dyshohet se është autor edhe i gjashtë vjedhjeve të mëposhtme:

-Më 11 korrik, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit E.K.

-Më 13 korrik, në fshatin Trunxh, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K.

-Më 17 korrik, në fshatin Shtërmen, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur një pompë vaditëse të shtetasit F.Xh

-Më 9 qershor, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases D.D., një sasi lekësh.

-Në 10 qershor, në lagjen Haxhias Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.Ç.

-Më 16 qershor, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.T.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese