Transmetuar më 21-07-2018, 09:26

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik, mbetjet e karbonizuara të një buke fokaçe pa maja, janë zbuluar në Jordani.

Bëhet fjalë për një bukë e cila daton 14 mijë vite më parë, para zhvillimit të teknikave për përpunimin e saj.

Arkeologët thonë se nga analizat e kryera rezulton se për prodhimin e bukës është bërë një përpunim i gjatë para se të piqej.

Në të gjenden mbetje tërshëre, mielli dhe elbi të përziera bashkë.

“Kjo bukë daton para zhvillimit të agrikulturës. Tashmë mbetet të vlerësohet nëse prodhimi dhe konsumi i kësaj buke mund të ketë shërbyer si shtysë për kultivimin e drithërave”, shpjegon Amaia Arranz Otaegui, docente e Universitetit të Copenaghen dhe autorja kryesore e studimit.

Në fotogaleri mund të shihni vendin ku u gjet buka dhe pamje prej saj. /a.y/noa.al