Transmetuar më 20-07-2018, 23:14

Mediat belge kanë shkruar të premten se Reali i Madridit ka arritur akordin me Hazard, por edhe me klubin e Chelsea-s për transferimin e lojtarit, i cili do të vendoste rekorde nëse do të realizohej.

“Nueuws Blad” dhe “HLN” konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për shumë e 190 milionë eurove.

Megjithatë, gjithçka tashmë mbetet për t’u konfirmuar nga palët në këtë marrëveshje.

Një ditë më parë, në Spanjë pati zëra se në garë ishte futur edhe skuadra e Barcelonës, e cila ishte e gatshme të ofronte Dembele dhe një shumë parash për të siguruar transferimin e yllit belg nga “Camp Nou”.

Të tjera të reja priten në orët në vazhdim.