Transmetuar më 20-07-2018, 21:24

Aktori George Clooney pësoi një aksident të rëndë në Sardenja, kur u përplas nga një makinë ndërkohë që udhëtonte me Scooter për në setin e xhirimit të serialit televiziv “Catch-22”, për të cilin po punon, shkruan Bordo.al.

Pas aksidentit aktori ka qëndruar pak ditë në spital, deri sa u raportua se nuk kishte dëmtime serioze, përveç një shembjeje të fortë në gjurin e tij.

Dhe ja tek e shohim në fotot e publikuara në të përjavshmen italiane “Diva e Donna”, – teksa shfaqet në rrugë krah bashkëshortes Amal, por duke ecur me vështirësi.

Për aktorin hollivudian, kjo është dalja e parë pas aksidentit. Clooney duket se po ngjitet në një aeroplan, i shoqëruar nga dy anëtarë të sigurisë.