Transmetuar më 20-07-2018, 20:53

Gledi Mici nga rradhët e Skënderbeut do të transferohet te Shkëndija.

Mbrojtësi i krahut të majtë shihet si një zëvendësim ideal për Cuculin në repartin e mbrojtjes, aty ku Shkëndija shfaqi mjaft probleme në ndeshjen e fundit kundër Nju Seints nga Uellsi në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Mici pasi prishi kontratën me Skënderbeun ishte një futbollistë i lirë, ndërsa një gjë të tillë kishte konfirmuar javë më parë në studion “Top Channel”.

Që nga atëherë drejtuesit e Shkëndijës kanë ndjekur me shumë vëmendje situatën rreth Micit, i cili dy vitet e fundit kishte luajtur me Skënderbeun, ndërsa “Panorama-Sport” madje ka siguruar edhe një foto, teksa shihet në ambientet e klubit tetovar.

Karriera e deritanishme e 27-vjeçarit ishte e lidhur ngushtë me kampionatin shqiptarë, ku përveç me Skënderbeun, kishte luajtur edhe me skuadrat si Apolonia, Kamza, Flamurtari dhe Kukësi.