Transmetuar më 20-07-2018, 20:07

Pamje të çuditshme vijnë nga Aeroporti i Ataturkut në Stamboll.

Një turiste, e cila raportohet se ishte nën efektin e alkoolit, është zhveshur lakuriq të enjten në banjën e terminalit për fluturimet jashtë vendit dhe nga aty ka dalë në sallën e udhëtarëve.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, ndaj gruas që po lëvizte zhveshur në sallën e udhëtarëve ka ndërhyrë personeli i aeroportit.

Një prej tyre u përpoq ta mbulonte gruan, e cila lëvizte më vështirësi, me xhaketën e tij. Në këtë moment gruaja e ngacmon me dorë, çka shkakton të qeshura në sallë.

Më poshtë keni videon: