Transmetuar më 20-07-2018, 12:52

Një futbollist i njohur i Premier Ligës angleze ka pasur aferë me një grua të martuar ndërkohë që edhe ai është i martuar.

Emri i futbollistit nuk bëhet me dije por raportohet se ai ka paguar një shumë të madhe parash për t’i shpëtuar ndëshkimit nga burri i saj.

Sipas mediave britanike, futbollisti ëhstë mjaft i njohur dhe me shumë ndikim te ekipi i tij.

Një femër që mban pseudonimin “Iamaëagama” në Instagram iu përgjigj pyetjes se cila ishte “historia më skandaloze që ka prekur një futbollist”.

“Hmmmm …. Një futbollist i martuar ka kaluar natën në një hotel evropian të bukur me një zonjë sexy (jo gruan e tij)”, shkruhej në adresën e Instagramit.

Më tej ajo sqaron edhe gjobën që iu desh të paguante futbollisti.

“Burri i zonjës sexy qëlloi të ishte një gangster i madh evropian. Futbollisti i ka paguar atij 100,000 paundë, që ajo që ka ndodhur të mund të ‘harrohet’ dhe këmbët e tij të mos thyhen”, thuhet më tej./a.m./noa.al/