Transmetuar më 20-07-2018, 12:16

Banakierja e një lokali në Piaçenca të Italisë ka kaluar disa orë tmerri.

Kur po bëhej gati të mbyllte lokalin, aty vjen një klient misterioz i cili pasi konsumoi diçka, e sulmon seksualisht banakieren me origjinë kineze.

Ai e lidh dhe e përdhunon gjatë gjithë natës. Ulërimat e vajzës sollën reagimin e fqinjëve të cilët njoftuan policinë.

Kur mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën vajzën të lidhur dhe në gjendje shoku.

Nuk jepen informacione për identitetin e viktimës dhe agresorin.

Policia ka konfirmuar vërtetësinë e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./a.m./noa.al/

Foto ilustruese