Transmetuar më 20-07-2018, 10:18

Ende pa veshur në një ndeshje uniformën e Juventusit, Cristiano Ronaldo po i siguron fitime kolosale ekipit të ri.

Vetëm 24 orë nga zyrtarizimi i transferimit, u shitën plot 500 mijë fanella të tij dhe klubi fitoi 54 milionë euro, apo gjysmën e parave të paguara për kartonin e tij.

Por, nuk mbaron me kaq, entuziazmi është rritur ndjeshëm në kampin bardhezi dhe tifozët kanë blerë biletat e gjithë sezonit.

Juventusi raporton në faqen zyrtare se të gjitha biletat janë blerë në formën e abonimit në stadiumin “Allianz”.

Stadiumi ka një kapacitet 40 mijë vende ndërkohë 37 mijë abonime janë shitur.

Tre mijë vende të tjera mbeten bosh për tifozeritë mike./a.m./noa.al/