Transmetuar më 19-07-2018, 17:16

Një vajzë e vogël ka rënë sipër telave të energjisë elektrike, por për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht.

13 vjeçarja, nga Rusia, pësoi djegie të rënda pasi qëndroi aty për një orë, deri sa e shpëtuan.

Fatmirësisht ajo nuk humbi jetën nga rryma elektrike, pasi nuk pati kontakt me tokën.

Një shofer e pa atë të varur nga mesi i telave dhe lajmëroi përgjegjësit e hekurudhave për të ndërprerë energjinë e tensionit të lartë.

Një kalimtar më pas përdori një litar për ta tërhequr vajzën përsëri në urë ndërsa fshatarët e tjerë mbanin një qilim poshtë për ta pritur.

Vajza po kthehej në shtëpi nga një organizim me shokët e saj, kur u ngjit në anën e urës për të bërë një fotografi, kur po afrohej një tren ngarkesash. /k.k/noa.al/