Transmetuar më 19-07-2018, 11:04

Kuvendi organizoi sot ceremoninë për inaugurimin e bustit të ish-kryetarit të këtij institucioni Pjetër Arbnori, një prej figurave të së djathtës shqiptare.

Në ceremoni merrnin pjesë eksponentë të rëndësishëm të PS dhe PD.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila qëndronte pranë ministrit Pandeli Majko.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe ish-lideri i PD Sali Berisha dhe kreu aktual i saj Lulzim Basha.

Palët duket se kanë lënë mënjanë për pak minuta ndasitë politike dhe u bashkuan në këtë aktivitet./a.m./noa.al/