Transmetuar më 19-07-2018, 10:29

Një vajzë e re 20-vjeçare është përdhunuar nga një taksist në qytetin e Milanos në Itali.

Vajza emri i së cilës nuk bëhet me dije, kishte kaluar orët e natës me disa miq të saj në një lokal.

Pasi ishin argëtuar dhe kishin konsumuar alkool, vajza merr një taksi për të shkuar në shtëpi shkruan TGcom.

Por, duke përfituar nga gjendja e saj, taksisti 61-vjeçar kryen marrëdhënie pa aprovimin e të resë.

vetëm kur u gdhi vajza kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe kërkoi ndihmë në polici.

Forcat ligjzbatuese identifikuan taksistin dhe e vunë në pranga./a.m./noa.al/