Transmetuar më 19-07-2018, 09:53
Një avion u rrëzua në Pretoria të Afrikës së Jugut duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e disa të tjerëve.
Në rrjet kanë dalë pamje të frikshme të çasteve kur avioni merr tatëpjetën
Drithërimat shtohen kur kamera fikson edhe momentet e rrëzimit të avionit.
Personi guximtar që ka bërë filmimet ndodhej brenda avionit të tmerrit.
Ai ka arritur të fiksojë momentet që shikoni në videon e mëposhtme.
Ndërsa filmonte, ky burrë flet i frikësuar: “Po bëhet keq, shumë shumë keq”.
Aeroplani ishte një Convair CV-340 dhe u rrëzua në rrethana që janë duke u hetuar nga autoritetet lokale. /noa.al/