Transmetuar më 18-07-2018, 22:27

Një ngjarje tejet e shëmtuar raportohet se ka ndodhur në Indi.

17 burra janë nën akuzë për shkak se kanë përdhunuar në grup një vajzë 11 vjeçare në qytetin Chennai.

Mediat e huaja, të cilat citojnë burime policore, thonë se vajza ishte përdhunuar vazhdimisht që nga fillimi i këtij viti.

Ata thonë se personi që e kishte ndërmarrë përsipër veprimin shokues, ishte një operator ashensori në bllokun e saj të apartamenteve.

Mediat raportojnë më tej se fillimisht e kishte droguar vajzën dhe kishte ftuar persona të tjerë për të kryer aktin e shëmtuar.

Policia indiane thotë se priten më shumë arrestime në lidhje me këtë rast, shkruan BBC.

Vajza 11-vjeçare është shtruar në një spital qeveritar për ekzaminim mjekësor./a.k/noa.al/