Transmetuar më 18-07-2018, 21:53

Një vajzë e mitur është zhdukur prej 24 orësh. Bëhet fjalë për 15-vjeçaren me inicialet M.Q. nga Tirana.

Denoncimin në polici e ka bërë nëna e saj, shtetasja me inicialet L.Q., e cila ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu një ditë më parë.

Ajo u paraqit në Komisariatin nr. 1 ku deklaroi se adoleshentja ishte larguar nga banesa.

Familjarët janë interesuar edhe tek të afërmit dhe shoqet e vajzës por askush nuk kishte informacion.

Policia është vënë në kërkim të adoleshentes. Nuk dihet nëse e mitura ka pasur debate me familjarët që vendosi të largohet nga banesa.

Nuk përjashtohet që ajo të jetë larguar me ndonjë djalë. Për momentin policia tregohet e rezervuar për detajet./a.m./noa.al/