Transmetuar më 18-07-2018, 21:50

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se vendi ke nevojë vetëm për “zyrën e tij pasi t’i zgjidh të gjitha problemet”.

Referuar një shfaqjeje të kryeministrit, ku një grua e falënderoi dhe përqafoi e përlotur për zgjidhjen e një problemi, Strazimiri shkruan në rrjet se vendi s´ka nevojë as pë gjykata, as për prokuror.

“Lotët, lutjet dhe falenderimet i takojnë “Atij” , sepse vetëm “Ai” i zgjidh hallet që ka shkaktuar vetë”, ironizon Strazimiri.

 “Ja përse vendi nuk duhet të ketë më:

– Gjykatë Kushtetuese,

– Gjykatë të Lartë,

– Prokurori të Përgjithshme

-Dhe shume shpejt as edhe gjykata të niveleve bazë!

-Ja pse i gjithë sistemi sot është I BLLOKUAR!

-Nuk ka nevojë për institucione!!!!

Lotët, lutjet dhe falenderimet i takojnë “Atij” , sepse vetëm “Ai” i zgjidh hallet që ka shkaktuar vetë…. Sot “shteti” ka vetëm një zyrë! Zyrën e “Atij” !!!”./a.k/noa.al/