Transmetuar më 18-07-2018, 21:30

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se Mimi Kodheli ndërpreu gjatë ditës së sotme Komisionin e Politikës së Jashtme duke mos i lënë mundësi të pranishmeve të bënin pyetje për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në lidhje me marrëveshjen detare me Greqinë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se qeveria ka frikë nga transparenca dhe se deti po i shitet Greqisë.

Ish kryeministri i bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen për t’i dhënë sipas tij kësaj qeverie fundin e merituar.

“Të dashur miq, Zografi i dytë, për të mbuluar aktin e tradhëtisë së tij të lartë kombëtare urdhëroi sot ndrikull Mimi Trafikun të mbyllë në mënyrën më të paskrupullt seancën e pyetjeve në komisionin parlamentar për Ditzi Tradhtar Bushatin për shitjen e detit dhe pasurive përrallore të gazit dhe naftës së Shqipërisë në detin Jon”, shkruan Berisha.

“Po rikujtoj këtu se ministri i Mbrojtjes së Greqisë ka deklaruar në media se me marrëvshjen e detit me Shqipërinë, zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marrëveshjes me Zografin e dytë të Londrës ku vendosen coptimin e dytë të trojeve shqiptare se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rendësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (pra zonen e naftes dhe gazit). Me këtë rast u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen fuqishëm për ti rezervuar Zografit të dytë dhe Ditzi Tradhtar Bushatit fundin e merituar!”, shprehet Berisha më tej./a.k/noa.al/