Transmetuar më 18-07-2018, 20:44
Një tjetër rast vetëvrasjeje regjistrohet në vend, këtë herë në qytetin e Durrësit.
Një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar ndërkohë viktimë ka mbetur shtetasja me inicialet T.H., 74-vjeçe.
Nga veprimet e kryera nga policia rezulton se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Ky mendohet të jetë bërë edhe shkak që e moshuara ndërmori aktin fatal.
Policia vijon veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/