Transmetuar më 18-07-2018, 20:16

Portieri brazilian i Romës Alisson ishte objektiv i shumë skuadrave të mëdha pas një sezoni të shkëlqyer në Itali.

Mes klubeve që kërkuan shërbimet e tij me ngulm ishte edhe Liverpuli, që u hodh në merkato pas gafave të portierit Karius në finalen e Champions League.

Pas disa refuzimeve, më në fund Roma duket se ka pranuar ofertën e fundit të ekipit të Klop.

Ekipi anglez ka ngritur ofertën nga 70, në 75 milionë euro dhe përballë milionave Roma është dorëzuar.

Sipas Tgcom, marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Mësohet se portieri do të përfitojë nga kontrata me Liverpulin 5.5 milionë euro në sezon.

Ky transferim do ta bëjë Alisson portierin më të shtrenjtë të historisë.

Rekordi mbahej deri sot nga Buffon që në vitin 2001 kaloi nga Parma te Juventusi për 110 milionë lireta, ose 53 milionë euro./a.m./noa.al/