Transmetuar më 18-07-2018, 18:54

Një shtetas shqiptar është dënuar me 30 vite burg i akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me partneren e tij.

27-vjeçari Fitim Koldashi, u dënua nga Gjykata e Teramos në Itali për vrasjen e 22-vjeçarit me origjinë rome Manuel Spinelli.

Prokuroria kërkoi burgim përjetë për shqiptarin por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Tashmë, Koldashi ka 90 ditë kohë për apelimin e vendimit.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në 20 Qershor në Teramo. Autori dhe viktima u takuan rastësisht mes tyre në rrugë.

Koldashi ishte me partneren në makinë ndërkohë para tyre shfaqet 22-vjeçari. Në ato momente ata shkëmbyen fjalë fyese dhe nisën të përleshen.

Koldashi nxorri një thikë që mbante me vete dhe e qëlloi në zemër 22-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Ai e pranoi krimin ndërkohë tha se thikën e mbante për vetëmbrojtje./a.m./noa.al/

*Foto, viktima Manuel Spinelli