Transmetuar më 18-07-2018, 18:37

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka fituar betejën ligjore me Partinë Demokratike lidhur me mandatet e disa këshilltarëve.

Opozita kërkonte shpalljen të pavlefshme të gjashtë mandateve për këshilltarët, duke pretenduar kështu edhe rrëzimin e një sërë vendimesh të marra nga këshilli edhe me votat e tyre.

Bëhet fjalë për mandatet e Eni Pëllumbit, Liri Janit, Gerta Pëllumbit, Laureta Sinanajt, Genta Mezinit dhe Abdyl Sarajës.

Ata zëvendësuan gjashtë këshilltarë që një vit më parë morën mandatin e deputetit.

Gjykata i vlerësoi të pabazuara në ligj pretendimet e Partisë Demokratike.

Në këtë mënyrë, edhe vendimet e marra nga këshilli vlerësohen të ligjshme./a.m./noa.al/