Transmetuar më 18-07-2018, 16:28

Një fëmijë i vogël e ka pësuar mjaft keq teksa ka ngecur në një tenxhere presioni.

Ngjarja ka ndodhur në një familje në Turqëi, ku 2-vjeçari filloi të luante në kuzhinë kur prindërit ishin në gjumë.

Këmbët e tij të vogla ngecën në një tenxhere me presion dhe vogëlushi filloi të qante me të madhe.

Prindërit e tij telefonuan emergjencën pasi nuk arrinin ta nxirrnin. Për fatin e mirë, grupi i zjarrfikësve ia doli që të shpëtonte 2-vjeçarin duke përdorur pajisjet prerëse.

Gjithcka përfundoi brenda 1 ore e gjysmë dhe në vend arriti ambulanca që të kujdesej për problemet e tij shëndetësore. /k.k/noa.al/