Transmetuar më 18-07-2018, 16:08

Të paktën 16 persona janë mbytur si pasojë e fundosjes së një varke në ujërat e Qipros.

Autoritetet zyrtare kanë konfirmuar numrin e viktimave, ndërsa 105 të tjerë janë shpëtuar, si edhe 30 persona janë zhdukur.

Sipas Rojës Bregdetare të Qipros, në zonën Turke, varka me mbi 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa).

Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare ndërhynë për të shpëtuar, por flitet deri tani për 16 persona të vdekur.

Zyrtarët njoftuan se vazhdon operacioni i kërkim-shpëtim të 30 personave .

Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi. /k.k/noa.al/