Transmetuar më 18-07-2018, 15:50

Mjeku otorinolog Mina Kallajxhiu gjen një buburrec që kishte jetuar për muaj të tërë në veshin e një pacienti.

Prej disa kohësh pacienti ankohej se nuk dëgjonte mirë dhe se herë pas here kishte zhurma e  dhimbje në vesh, transmeton infoelbasani.al.

Mjeku specialist ekzaminoi veshin, dhe gjatë kontrollit është befasuar kur brenda tij ka gjetur një buburrec i cili ishte i mbështjellë me dyllë.

Sipas dr Minait, buburreci ka kohë që është futur në vesh e madje ka jetuar aty duke u ushqyer me dyllë. Por më në fund ai ka ngordhur.

Për fat të mirë, insekti nuk ka dëmtuar asnjë pjesë të veshit.