Transmetuar më 18-07-2018, 14:40

Vijon me intesitet vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të procesit të vetingut.

I radhës përpara KPK-së ka dalë gjyqtari i i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Gjatë seancës së sotme, në bazë të deklarimeve të ILDKPI-së, ka rezultuar se Metalla ka probleme me pasurinë.

Ai ka një apartament 96 m2 me garazh, të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi.

Ndërkohë nga hetimi i KPK mësohet se Metalla ka marrë një kredi si i pastrehë për një shtëpi në Durrës.

Gjithashtu ka marrë dhe një kredi tjetër lehtësuese. Mësohet se njërës prej kredive ia ka ndryshuar destinacionin, duke ia kaluar të vëllait.

Metalla ka përfaqësuar një firmë në Gjykatën e Strasburgut, së cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri.

Dëmshpërblimi që firma fitoi në Gjykatën e Strasburgut i kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit. /k.k/noa.al/