Transmetuar më 18-07-2018, 14:11

Shteti më i varfër në botë është Nigeria! Është kjo ajo që thuhet në një studim të zhvilluar nga “Brookings Institution”, një qendër e rëndësishme analizash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nigeria e ka kaluar Indinë, sa i takon varfërisë, pasi ka 90% të personave më të varfër në botë.

Sipas ‘Brookings Institution’, në muajin maj Nigeria e kaloi Indinë, sa i takon varfërisë në botë, duke numëruar 87 milionë persona në varfëri ekstreme, në raport me 73 milionë që ka India.

Shkak për këtë varfëri, dyshohet të jetë bërë korrupsioni dhe keqmenaxhimi, duke qenë se sa i takon naftës, Nigeria është prodhuesi kryesor në kontinent, shkruan noa.al.

Të dhënat e studimit nxjerrin edhe një tjetër anë, ndërsa në Indi personat me nevojë ekstreme bien me 44 persona në minutë, në Nigeri shtohen me 4 persona në minutë.

Jo më kot Nigeria cilësohet si vendi me më shumë emigrantë në botë. /a.y/noa.al